Showtime

Arjola Demiri sherr me Arbër Hajdarin në prapaskenën e Big Brother Vip? Kjo foto i thotë të gjitha

02/18/2022 23:54
nga:Genita C

Arjola Demiri i ka dhënë fund zërave për një sherr me Arbër Hajdarin në prapaskenat e Big Brother Vip.

Mbrëmjen e sotme ajo ka ndarë një foto me Arbrin në skenë e Big Brother ku ka shkruar, “Kush tha që jemi zënë?”.

Zërat u shtuan akoma më shumë pas kritikave të Arbrit ndaj Arjolës para eleminimit nga Big Brother Vip.