Që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja Arjola Demiri e ka bërë të ditur qëllimin e saj.
Ajo ka treguar se fëmijët janë arsyeja e vetme pse i është futur kësaj sfide, duke thënë se çmimi i madh i fitores është shumë i volitshëm për t’i ofruar asaj dhe fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.
Kjo fjali e aktores u theksua edhe një herë në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP.
Kur gjatë programit u transmetua ajo se çfarë banorët kishin thënë gjatë javës në lojën e sinqeritit, një nga pyetjet që i ishte drejtuar Arjolës kishte qenë pyetja: “Çfarë do të bësh me paratë e çmimit nëse fiton Big Brother VIP?”.
Përgjigja e aktores tropojane ka qenë e shpejtë dhe e prerë, duke thënë se me paratë e çmimit të madh, do t’iu blinte fëmijëve të saj dhe vetes një shtëpi.
Kujtojmë se banorët VIP të këtij edicioni të Big Brother, luftojnë për çmimin ne parë, vlera e së cilit këtë vit është 100 mijë euro.