Sporti

Arjen Robben njofton për pensionimin nga futbolli, ky është reagimi i Bayern Munchen

07/15/2021 13:34
nga:Lorik J

Arjen Robben është pensionuar nga futbolli.

Ish futbollisti holandez, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 37 vjeçare, pas shumë gjërave të mëdha e të mrekullueshme që dha në këtë sport, shkruan GazetaBlic Sport.

Robben ishte pjesë e skuadrave si PSV, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen dhe së fundmi në Groninghen ku dhe e përfundoi karrierën e tij si futbollist.

Pas lajmit për pensionimin e tij ka reaguar edhe skuadra me të cilen fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar, Bayern Munich.

“Faleminderit për të gjitha, Arjen Robben”, shkruajti klubi.