Legjenda e futbollit holandez dhe botëror Arjen Robben (39 vjeçar) gjatë karrierës së tij ishte i famshëm për golat e driblimet e tij. Ai e përfundoi karrierën e tij një vit më parë në Groningen dhe pas daljes në pension mban formë duke vrapuar.
Vitin e kaluar ai vrapoi një maratonë për herë të parë në jetën e tij. Ai e bëri atë në Roterdam në një kohë prej tre orë e 13 minuta, dhe këtë vit në të njëjtën garë ai e uli kohën e tij në më pak se tre orë, që është një rezultat mbresëlënës për maratonistët rekreativë, përcjell GazetaBlic Sport.
Robben la gjurmët më të thella të futbollit si anëtar i Bayern Munich, për të cilin shënoi 99 gola në 201 paraqitje. Ai gjithashtu luajti për PSV Eindhoven, Chelsea dhe Real Madrid.
Karrierën e filloi dhe e mbylli në Groningen, ndërsa për kombëtaren holandeze shënoi 37 gola në 96 paraqitje.
/GazetaBlic Sport


