Showtime

Arjan Konomi konfirmon për herë të parë lidhjen e dashurisë

02/27/2022 20:14
nga:Donika Fetahu

Mbrëmjen e djeshme një mama single u bë pjesë e “Përputhen”. Ajo nuk u prit aspak mirë nga opinionisti Arjan Konomi.

Sipas Arjanit, Çiljeta nuk ka ardhur në emision për të gjetur dashurinë, por për famë. Gjatë debatit të tyre u prek dhe jeta private e opinionistit, i cili konfirmoi se është në një lidhje dashurie.

Çiljeta: Arjan ti do dashuroheshe me dikë që e sheh nga televizori? Pa e njohur? Pa biseduar? Pa e ditur se çfarë tipi ka?

Arjani: Unë nuk shkoj në një emision pa e parë se çfarë është ai emision. Ti thua e kam parë 20 minuta “Përputhen” nuk i njoh djemtë edhe vjen këtu të gjesh dashurinë.

Çiljeta: Të duhet kohë për ta njohur dikë

Arjan Konomi: Nga televizori e sheh fillimisht kush është më i miri, kush është më tipi, bën një krahasim

Çiljeta: Unë do ta njoh vetë personalisht. Arjan, ti një person do e njihje nga televizori apo do e njihje vetë?

Arjani: Po ç’ke me mua? Fol për vete

Çiljeta: Po pse nuk e ke gjetur ti atëherë?