Showtime

Arjan Konomi flet për herë të parë rreth lidhjes së Borës dhe Atdheut

05/22/2022 19:14
nga:G B

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është përfolur edhe për një lidhje tjetër gjatë ne media, veç asaj me Donaldin.

Ajo është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me ish konkurrentin e “Për’puthen 2”, Atdhe Xharavina.

E për herë të parë rreth kësaj lidhje ka folur Arjan Konomi.

Gjatë një video direkte në rrjetin social “TikTok” kur po komentohej trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ai u pyet se si u ndje Donaldi kur Bora iku me Atdheun.

Gjë që u mohua kategorikisht nga Arjani i cili tha: “Jo, jo nuk është e vërtetë tani mos ia fut kot. Jo, jo. Këto janë llafe, shpifin ata njerëzit që duan.

” Kur personi në fjalë i tha se mund t’i japë argumenta Arjani e mbylli duke u shprehur: “Ndërrojmë temë.”

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë.

Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme.