Arjan Beqaj, ish portieri i njohur i kombëtares së Shqipërisë ka komentuar duelin e Kosovës ndaj Qipros.
Sipas Beqaj, kombëtarja e Kosovës ka cilësi që të fitoj ndaj çdo kundërshtari në grup pasi ka lojtarë cilësor, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kosova ka potencial të fitoj jo vetëm ndaj Qipros, por edhe ndaj çdo kundërshtari tjetër në grup, sepse ka futbollistë cilësor. Megjithatë duhet të ketë kujdes ndaj Qipros sepse ka disa lojtarë të rinj dhe të talentuar, sidomos për mënyrën se si luan me kundërsulme. Duke parë cilësitë individuale të lojtarëve të Kosovës si Rashica apo Zhegrova mendoj se Kosova do te gjejë zgjidhje për të arritur deri tek fitorja”, tha fillimisht Arjan Beqaj për SuperSport.
Ai potencoi se është gati të ndihmojë Kosovën ose Shqipërinë në të ardhmen.
“Beqaj është i gatshëm për të ndihmuar Kosovën në rast do t’i kërkohej behej pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës qoftë në Shqipëri apo Kosovë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


