Kamera e sigurisë e një gruaje nga Tennessee po regjistronte momentin kur një ari erdhi në verandën e saj të përparme dhe doli nga aty me një pako prej 15 kilogramësh.
Fillimisht e nuhati dhe e ‘ngacmoi’ paketën që ishte dorëzuar aty nga FedEx dhe përfundimisht e tërheq atë nga shtëpia.
Sutherland tha se ajo nuk e di se çfarë e tërhoqi ariun në kuti, pasi ajo nuk përmbante asgjë që kafsha do të ishte e interesuar të hante.
“Të vetmet gjëra në të ishin kimikatet për pellgun tim të peshkut të cilat ishin në shishe plastike”, tha ajo për WBIR-TV./klankosova