Lajme

Ariu i futet në shtëpi, hap frigoriferin dhe merr ushqimin me vete

10/17/2023 08:09
nga:G B

Një ngjarje e pazakontë nga ndodhur në Barkhamsted të Connecticut të SHBA-ve.

Helena Houlis kur u rikthye në shtëpi vërejti se dikush ishte futur brenda dhe kishte bërë hallakamë disa nga gjësendet e saj.

Kur lëshoi kamerat e sigurisë, vërejti se mysafiri i paftuar ishte një ari.

Madje ariu shihet duke i hapur frigoriferin e saj për t’i marrë nga aty disa lazanje të ngrira.