Sporti

Arion Ymeri transferohet tek Feronikeli 74′

07/07/2025 21:17
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit 74′ po vazhdon me përforcime në këtë afat kalimtar.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Arion Ymeri është transferuar tek skuadra nga Drenasi, si transferim i lirë.

Ymeri së fundmi ishte tek Drenica, teksa në sezonin e ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit 74′.

Klubi nga Drenasi po përforcohet me disa lojtarë dhe synon rikthimin e shpejtë në Superligë.

/GazetaBlic Sport