Portieri i njohur kosovar, Arion Ymeri ka shkëputur kontratën me klubin e Trepçës 89′.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se portieri Arion Ymeri nuk do të jetë më pjesë e klubit mitrovicas, Trepça 89′.
Ymeri është një nga portierët me kualitet të madh në futbollin vendor, megjithatë karrierën nuk do ta vazhdojë tek klubi i Shpëtim Idrizit.
Në të kaluarën, Ymeri ishte pjesë e Gjilanit dhe Drenicës, ku në klubin e fundit edhe kishte paraqitje spektakolare.
E ardhmja e tij pritet të mësohet ditëve në vijim, teksa ofertat nuk mungojnë.
/GazetaBlic Sport


