Showtime

Arilena publikon baladën “Dashuria ime”, shfaqet pa grim në klip

11/30/2022 08:34
nga:G B

Arilena Ara është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Së fundi, ajo ka publikuar një projekt të ri muzikor.

“Dashuria ime”, titullohet kënga e publikuar nga Arilena.

Muzika është realizuar nga Darko Dimitrov ndërsa për tekstin është kujdesur Timo Flloko.

Krahas këngës, një vëmendje të madhe ka marrë dhe klipi i thjeshtë, në të cilin artistja shfaqet pa grim në fytyrë