Sporti

Arijon Ibrahimovic nënshkruan kontratë profesionale me Bayernin

12/20/2022 15:14
nga:Lorik J

Bayern Munich ra dakord të vazhdojë bashkëpunimin me mesfushorin e ri Arijon Ibrahimovic (17), i cili mbërriti i shoqëruar nga familja e tij për të nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.

Ibrahimovic i cili ka prejardhje shqiptare ka nënshkruar kontratën e tij me Bayern Munich, përcjell GazetaBlic Sport.

“Arijon Ibrahimovic nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. I shoqëruar nga familja dhe agjenti i tij, ai mbërriti në Sabener Strasse për të nënshkruar”, shkruan Bild dhe shton:

“Ibrahimovic tani do të bëhet anëtar aktiv i ekipit të parë dhe do të stërvitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann”, shkruan kjo gazetë gjermane.

/GazetaBlic Sport