Arijan Topallaj e ka nisur në mënyrën më të mirë karrierën e tij profesionale në oktagon.
Luftëtari shqiptar ka triumfuar me nokaut në raundin e parë ndaj kundërshtarit Macarenco Dumitru, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas suksesit të madh që kishte në rangun amator, ai tashmë ka bërë hapin e madh duke triumfuar me shumë sukses në meçin e tij të parë profesional.
Topallaj ofroi një paraqitje të mrekullueshme në këtë luftë, duke e detyruar kundërshtarin që ta dorëzoi atë që në raundin e parë, VIDEO nga lufta e tij.
23 vjeçari mori shumë kritika pozitive pas kësaj ndeshje edhe nga figura të larta që janë pjesë e këtij sporti në Gjermani dhe po vlerësohet si një talent i madh me shumë potencial.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an

Ishte një nismë e mbarë për të në nivelin e lartë dhe se tashmë synon që të vazhdojë këtë rrugë. Topallaj në intervistën e tij pas ndeshjes tha se nuk do të ndalet së punuari për ta jetësuar ëndrrën e madhe.

/GazetaBlic Sport/


