Lajme

Arifi: Veprimi i Listës serbe është në harmoni me zyrtarët në Serbi

04/08/2024 21:02
nga:G B

Analisti, Avni Arifi ka thënë se veprimet e Listës Serbe gjatë ditës së sotme është një veprim në harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë.

Arifi në emisionin ‘Debat Plus’ ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka bërë ‘gabime të mëdhaja dhe se është dashtë të shpallet organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet’.

‘Veprimi i sotëm i Listës Serbe është një veprim tonësi dhe harmoni me qëndrimet politike të zyrtarëve të Serbisë karshi dialogut, Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Lista serbe dëshmoi aspiratat e saja politike çfarëdo që të jenë ato synon të realizojë përbrenda apo duke përdorur instrumentet e sistemit. Se çfarë instrumentesh shohim, ne e kemi parë  një situatë vitin e kaluar dhe zgjon shumë dilema. Dhe shumë mundԯsi. Të paktën ata e shohin dhe dalin me elemente ilegale për të arritur aspiratat e qëllimet e veta politike’, shtoi Arifi.

‘Ndoshta Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim një gabim të madh. Lista serbe në bazë praktikave më të mira evropiane  është dashur të shpallet si organizatë kriminale dhe është dashtë të ndalohet’, shtoi ai.