Ish diplomati Avni Arifi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka hidhëruar VV-në, por që më së miri u shërben atyre, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po të ishte VV në opozitë, këtë vendim do ta quante vendim që e ruan autokracinë.
Sipas tij, ata po reagojnë hidhërueshëm pasi e kanë të vështirë ta bëjnë kryetare Albulena Haxhiun.
Postimi i tij i plotë:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si duket, fort e ka idhnu VV, por në substance ky vendim, sa të jetë VV partia e parë, më së miri u shërben pikërisht atyre. Megjithatë, njerëzit po harrojnë se jeta politike është më e gjatë se një mandat, dhe po kthehen temat prap, e dihet se VV, po të ishte në opozitë, sigurtë edhe këtë vendim do ta quante vendim që e ruan autokracin. Kjo sepse VV, si parti e parë, edhe formalisht humbi privilegjin e imponimit absolut, por fitoi një garanci të qartë që askush tjetër nuk mund të sfidojë të drejtën e tyre për propozim. Ky është avantazh i madh politik, pavarësisht se ata po reagojnë shumë “idhnushëm” se veshtire me bo Lenen kryetare
Në anën tjetër, ky vendim mbase është një shans i humbur për demokracinë parlamentare të Kosovës të riparojë gabimet e po kësaj gjykate. Ka qenë shumë e pritshme, edhe mbase e drejtë, që vendimi të korrigjonte absurdin e vendimit të 2014, ku vetëm partia që del e para në garë të propozojë kryeparlamentarin. Nga vendimi i 2014, Kosova në afatgjatë do të ketë probleme, sepse në Kosovën e fragmentuar politikisht nuk është e largët dita kur partia më e madhe parlamentare të ketë veç rreth 20% të votave. Tash imagjinoje çfarë absurdi do të jetë një bllokadë asofare.


