Lajme

Arifi tregon skenarin e mundshëm për formimin e Qeverisë nga VV

02/11/2025 17:45
nga:G B

Ish diplomati Avni Arifi, ka thënë se është matematikë e thjeshtë për koalicione, ku VV ka +47 deputetë dhe me 10 apo edhe 11 deputetë të partive minoritare arrin në 57 apo 58 deputetë, raporton Gazeta Blic.

“Nëse dëshiron të qeverisë, duhet të i bëj 61 deputet e për këtë ose duhet të bashkëpunojë me njërën nga partitë e “hajvanave”, ose të blejë 3-4 hajvana te opozitës që pastaj si te hyjne ne VV bohen figura te kombit, ose të bëjë koalicion me Listën Serbe”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Matematika është shumë e thjeshtë. VV ka +-47 deputetë. Me 10 apo edhe 11 deputetë të partive minoritare arrin në 57 apo 58 deputetë. Nëse dëshiron të qeverisë, duhet të i bëj 61 deputet e për këtë ose duhet të bashkëpunojë me njërën nga partitë e “hajvanave”, ose të blejë 3-4 hajvana te opozitës që pastaj si te hyjne ne VV bohen figura te kombit, ose të bëjë koalicion me Listën Serbe.