Lajme

Arifi thotë se VV-ja e ka kaluar ‘fruthin’: Nëse qëndrojnë në këmbë deri në qershor, s’ka zgjedhje këtë vit

02/29/2024 22:52
nga:Sh R

Politologu Dritëro Arifi nuk sheh mundësi reale që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme paralamnetar gjatë këtij viti.

Ai thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin ta mbajë pushtetin deri në qershor, atëherë zgjedhjet nuk ka mundësi të mbahen këtë vit.

Këtë e ka lidhur me zgjedhjet që do të jetën brenda BE-së por edhe në ShBA.

Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, situatën e aktuale të LVV-së e ka krahasuar me gripin e njohur në popull si “fruthi”, duke thënë partia në pushtet e ka kaluar atë dhe tash është në fazën “post fruth”.

“Vetëvendosje nuk e ka momentumin me shkuar në zgjedhje, sepse ka shumë vrima që ende nuk ka filluar me i mbyllë. VV-ja e ka kaluar ‘fruthin’, këtë tre mujorin e parë të vitit, tash është post ‘fruthi’ që i bie se nëse deri në qershor qëndrojnë disi në këmbë nuk ka zgjedhje”, tha Arifi.