Politologu, Dritëro Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka komentuar bisedën telefonike mes kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe sekretarit amerikan Anthony Blinken.
Sipas Arifit, kjo telefonatë është një përgjigje për Bashkimin Evropian që sipas tij, nënkupton që Kurti nuk e ka përzgjedhur kornizën e Bashkimit Evropian.
“Unë po e shoh pak më ndryshe telefonata e Kurtit me sekretarin Blinken është një përgjigje për Bshkimin Evropian pra duhet me kuptu mes rreshtave Kurti nuk e ka përzgjedhë kornizën e Bashkimit Evropian, sepse momentin që ka biseduar me sekretarin Blinken dhe e ka specifiku njohjen reciproke që Bashkimin Evropian nuk mundet me e marrë nga Serbia kjo po tregon që Kurti ëndërron në vijën amerikane”, tha ai.
Sipas tij, publikimi i kësaj bisede në Twitter nga ana e kryeministrit Kurti i bie diplomatikisht refuzim i kornizës evropiane teksa theksoi se korniza evropiane nuk është serioze dhe nuk ka asnjë zgjidhje tash e sa vite.
“Nëse e publikon kryeministri i Kosovës në Twitter, dhe aty është sekretari Blinken, i bie si një lloj diplomatikisht, refuzim i kornizës evropiane sepse korniza evropiane për mua nuk është serioze megjithatë sepse kemi shumë korniza qe disa vite mirëpo asnjë zgjidhje”, shtoi ai.


