Lajme

Arifi takohet me ambasadorin Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt!

08/09/2023 19:39
nga:Y I

Kyetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Arifi ka thënë se me Hillin ka folur për gjetjen e zgjidhejve afatgjate për shqiptarët e Luginës.

“Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill.Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës” shkruan Arifi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se koordinimi me aleatët është garanci për të ardhmen.

Postimi i plotë: