Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, nuk janë rezultate të qytetarëve të Kosovës.
Në Klan Kosova, ai tha se ky rezultat është i diasporës, e që sipas tij, mërgata është bazuar në realitetin online, dhe jo në atë që jeton me të vërtetë qytetari i Kosovës.
“Rezultati flet vet. Opozita ka humbur, më shumë sesa Kurti ka fituar. Së pari në mënyrën strategjike të të menduarit. Data 28 dhjetor kur është diaspora këtu, edhe atë diasporën e ka bombarduar, Diaspora e ka krijuar një realitet hibrid, ku diaspora jonë mendon se realiteti online është realiteti që jetojnë qytetarët e Kosovës. Ky rezultat nuk është i qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Pas një jave 100 mijë jave që e kanë votuar shkojnë, e na mbesim”, u shpreh Arifi.


