Lajme

Arifi reagon ndaj Zybës e Mihajlit: Qershia mbi tortë kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit

08/14/2024 00:04
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë ka reaguar ndaj Sali Zybës e Dejona Mihajlit të VV-së, të cilët thotë se po e sulmojnë vazhdimisht Ramush Haradinajn, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Njëri në cilësin e çobanit ushtarak të kopesë së VV e tjetra si pasardhëse ideologjike e Dushan Mugoshës e Miladin Popoviqit”.

Ai ka shtuar se qershia mbi tortë është kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit.

Postimi i tij i plotë:

Çfarë katrahure politike në Kosovë. Salih Zyba e Dejona Mihali në mënyrë permanente sulmojnë Ramush Haradinajn.

Njëri në cilësin e çobanit ushtarak të kopesë së VV e tjetra si pasardhëse ideologjike e Dushan Mugoshës e Miladin Popoviqit

Çfarë ironie!! Çfarë kohe!!???

Qershia mbi tortë është kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit.

I gëzohem ditës dhe ajo ditë nuk është aq larg kur këta njerëz të Kosovës që sot ju rrinë afër këtyre krijesave do të turpërohen nga emri i tyre.