Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, thotë se vendi nuk është i gatshëm për zgjedhje të reja, marr parasyshë rreziqet e sigurisë sidomos në kontinentin e Evropës, shkruan Gazeta Blic.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic, duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, thotë se pavarësisht që qeveria ka dështuar të menaxhoj në mënyrë pozitive aspektet e energjisë, politikës së jashtme dhe situatën ekonomike, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Në çdo vend në gjendje normale kur një qeveri dështon të menaxhoj në mënyrë pozitive aspektet e energjisë, politikës së jashtme dhe situatën ekonomike normalisht që vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje, por duke parë rreziqet e sigurisë sidomos në kontinentin e Evropës mendoj që për momentin vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje sepse kërcënimet nga jashtë janë shumë më të mëdha. Sa i përket asaj se a ka gjasa të shkoj vendi në zgjedhje të reja, nuk besoj përshkak të rreziqeve që i përmenda edhe pse qeveria realisht ka dështuar në ato tri komponente shumë të rëndësishme të menaxhimit të shtetit, prap se prap mendoj që qevera është stabile sa i përket fuqisë politike dhe në parlament kështuqë nuk besoj që edhe opozita është e gatshme për zgjedhje të reja, pa marr parasysh që i kërkon”, thotë ai.
Ndërsa, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, ka ironizuar duke thënë se këta të fundit kanë shumë dëshira, por që kjo punë nuk don koment, shkruan Gazeta Blic.
Basha në një prononcim për GazetaBlic, kërkesën e opozites për zgjedhje e ka cilësuar si shaka, duke thënë se këto humore opozita është dashur t’i bëjë me 1 prill, për çka thekson se tani nuk i merr askush seriozisht.
“A po kanë qejf zgjedhje opozita a ? Kanë shumë dëshira ata vallahi, po s’ka koment kjo punë. Tregoj opozites që nuk është 1 prilli, këto humore është dashur t’i bëjnë me 1 prill, jo sot se nuk i merr askush seriozisht”, deklaron Basha.
Ndryshe,vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen. Janë disa nga deklaratat e opozitës për qeverinë Kurti.


