Ish-diplomati, Avni, Arifi, ka folur në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me datën 9 shkurt.
Arifi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se pritet që pjesa më e madhe e qytetarëve të reflektoj.
Ai tha se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e vështirë se sa ishte para katër vitesh.
“Unë besoj se një pjesë e madhe e qytetarëve do të reflektoj dhe me të drejtë të ndihet i mashtruar nga ata që i fituan zgjedhjet e para 4 viteve. Jeta e qytetarit të Kosovës është shumë më e vështirë në aspektin ekonomik se sa që ishte para katër viteve.Çmimet janë dy-trefishuar kurse pagat dhe pensionet janë të njëjta”
“Korrupsioni ka ndryshuar nga korrupsion ne tendera tash ne korrupcion ne tendera nje burimor dhe te klasifikuar. Pra besoj se korrupsioni ka nderruar vetem formen dhe xhepat dhe veç është rritë” tha Arifi për “Gazeta Blic”.VV
Sipas Arifit, Qeveria e ardhshme, nuk pritet të formohet nga vetëm një parti dhe se çfarëdo koalicioni me VV-në do të sjellë në mënyrë permanente krizë qeveritare.
“Nuk besoj se do të ketë Qeveri nga vetëm një parti kurse çfarëdo koalicioni me VV-në do të sjellë në mënyrë permanente krizë qeveritare” përfundoi Arifi përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi pak ditë më parë datën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen me datën 9 shkurt të vitit 2025.
/Gazeta Blic/


