Lajme

Arifi për raportin e DASH-it: Gjithmonë i saktë për Kosovën, korrupsioni fenomen i paparë, rrezikon të bëhet pjesë e qeverive

04/23/2024 21:22
nga:G B

Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka komentuar raportin e DASH-it për Kosovën, ku qeveria kritikohet për shkak të korrupsionit.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ky raport ka qenë gjithmonë i saktë për Kosovën dhe se aktualisht në vend korrupsioni është një fenomen i paparë.

“Raporti i DASH -it ka qenë gjithmonë i saktë për Kosovën. Në Kosovë kur është puna e korrupsionit po ndodhë një fenomen i papritur dhe paparë. Po legalizohen kontratat një burimore apo kontratat sekrete që kapin vlerë 220€ milionë”, thotë ai.

Sipas Arifit, ky fenomen rrezikon të legalizohet dhe të përdoret edhe nga qeveritë tjera si pjesë e sistemit dhe më pas s’do të kihet frikë nga ligji.

“Ky fenomen rrezikon të legalizohet dhe sipas të gjitha gjasave do të përdoret nga qeveritë tjera si pjesë e sistemit. Kjo jo që është korrupsion por është krim i organizuar. Një arrogancë interesante ku frika nga ligji nuk ekziston”, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/