Ish-diplomati, Avni Arfi ka folur në lidhje me kërcënimet e Vuçiq për luftë.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic, thotë se paralajmërimet e Vuçiqit, janë paralajmërime të një regjimi që ka bërë krime dhe masakra në Kosovë e që vazhdon përsëri ta kthej njësoj.
Tutje, ai thotë se Kosova duhet ti fuqizoj raportet me mekanizmat me të cilat ka arrit deri këtu.
“Paralajmërimet e Vuçiç janë gjithmonë paralajmërime të një regjimi që ka bërë krime e masakra në Kosovë e që vazhdon të kthej të njëjtën prap. Serbia kurrë nuk është përpjekur të ndihmoj komunitetin serb që jeton në Kosovë por gjithmonë ka kërkuar mënyra si të i instrumentalizoj ata për qëllime hegjemoniste. Realiteti i Kosovës nuk është realitet i krijuar nga dialogu Kosovë Serbi por Kosovë SHBA/Nato/BE. Kosova duhet të fuqizoj raportet me mekanizmat me të cilat ka mbrri deri këtu. Fatkeqësisht lidershipi aktual i Kosovës ja ka krijuar bindjen atij se ai mundet të bëj ultimatume”, tha ai për GazetaBlic.


