Analisti poltik Avni Arifi, thotë se si për PDK ashtu edhe për LDK, shkuarja në opozitë do të ishte një garancë se në zgjedhjet e ardhshme njëra prej tyre do t’i fitonte zgjedhjet, raporton GazetaBlic.
Arifi thotë se do të ishte një fitore e plotë politike për opozitën të shihet sesi rrënohet kulla e mashtrimit dhe LVV.
“Fatkeqësisht, as PDK-ja e as LDK-ja nuk e kanë këtë luks që të shikojnë e të presin sesi Albin Kurti e zhbën shtetin e Kosovës. Historia nuk do t’ua falte”, shkroi Arifi.
Postimi i plotë:
Si për PDK-në, ashtu edhe për LDK-në, shkuarja në opozitë do të ishte një garance se në zgjedhjet e ardhshme njëra prej tyre do t’i fitonte zgjedhjet. Asnjëra prej tyre nuk ka nevojë për pushtet të domosdoshëm, dhe me numrat që kanë, i plotësojnë të gjithë parametrat për të vazhduar konsolidimin e tyre.
Do të ishte një fitore e plotë politike për opozitën të shihte sesi rrënohet kulla e mashtrimit e Albin Kurtit dhe LVV-së, veçanërisht kur në tetor mbahen zgjedhjet lokale dhe serbët në komunat veriore kthehen në pozitat udhëheqëse të këtyre komunave. Do të ishte vërtet interesante të shihej sesi Kurti, me “parimet” e tij, do të përballej me SHBA-në e Trumpit dhe një BE të përqendruar në kërkesat që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj – qoftë ato të marra gjatë kohës së Thaçit, qoftë ato gjatë kohës së Kurtit.
Fatkeqësisht, as PDK-ja e as LDK-ja nuk e kanë këtë luks që të shikojnë e të presin sesi Albin Kurti e zhbën shtetin e Kosovës. Historia nuk do t’ua falte.


