Lajme

Arifi pas deklaratës së Sveçlës: Zot ruaje Kosovën nga marrëzitë e këtyre njerzve!

07/15/2023 17:43
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për veteranët dhe gazetarët, raporton Gazeta Blic.

Arifi ka thënë se sot veteranët po provokohen dhe do të vazhdojnë të provokohen në formën më të vrazhdë nga Qeveria Kurti.

Ai shton se “të gjitha e këtyre njerëzve kanë filluar me të madhe të dalin në fushë”

“Të gjitha gënjeshtrat e këtyre njerëzve kanë filluar me të madhe të dalin në fushë. Prej patriotizmit tē rrejshëm kuq e zi deri te aftësia minimale për të zgjidhur çfarëdo problemi të këtij vendi. Tri vite asnjë sukses në ekonomi, asnjē sukses në diplomaci, asnjë sukses në shëndetsi, gënjeshtra masive për luftën kundër korrupcionit e në tjetrën anë full tendera një burimor, degradim në integrime Europiane, degradim në integrime tjera Euro Atlantike. Në mediat ndërkombëtare Kosova qe dy vite është në fokus të krizave të njëpasnjëshme ku fajin nga aleatët e merrë Kosova dhe dënohet me sanksione të rënda qytetari i Kosovës një numër i të cilēve fatkeqësishtë ende është në iluzione. Vështirë se do të ketë një përfundim të mbarë me këta njerëz” shkruan Arifi raporton Gazeta Blic.

Në fund Arifi shkruan “Zot ruaje Kosovën nga marrëzit e këtyre njerzve”

Reagimi i plotë: