Analisti politik Avni Arifi, ka reaguar ashpër pas një shkrimi të kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, që më 2012 e portretizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë të lidhur me botën e krimit, raporton GazetaBlic.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic, e ka krahasuar deklaratën e Bashës me një rast të vitit 2019, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi menjëherë ministrin për kthim nga Lista Serbe Teodosijević, për deklaratën e tij për Reçakun.
Ai thotë se tani ky shkrim i Bashës është shumë më i rëndë, por thekson se në Lëvizjen Vetëvendosje ka deputet të shumtë që UÇK-në e kanë parë si organizatë ekstremiste.
“Ne vitin 2019 ministri per kthim nga lista serbe Teodesijevic ka pas thene se “Reçaku eshte trillim i Shqiptareve”. I jane dashur vetem 5 minuta atehere Kryeministrit Haradinaj qe ta shkarkoj. Kjo e zotit Basha duket se eshte shume me e rende por ne VV jane “rrush” prej deputeteve qe UÇK-n e kane pare si organizate ekstremiste”, tha Arifi për GazetaBlic.


