Ish diplomati Avni Arifi, ka kritikuar kryeministrin Kurti, pas deklaratave në tubimin ku prezantoi kandidatët e VV-së për deputetë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti flet si “një mbeturinë e bolshevizmit – ashtu siç është edhe mendësia e tij”.
Arifi ka thënë se largimi i Kurtit nga pushteti po shndërrohet në një kauzë për Çlirimin e Dytë dhe të vërtetë të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Kur Kurti flet për “sikletet e oligarkisë” dhe për analistët, nuk flet si kryeministër i një Republike Demokratike, por si një mbeturinë e bolshevizmit – ashtu siç është edhe mendësia e tij.
Çfarë mjerimi për një shtet! Kurti, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga ministrat dhe deputetët e tij për miratimin e ligjeve që shkelin Kushtetutën, shan ata që praktikisht po e ndihmojnë duke ruajtur ligjshmërinë e ligjeve të tij.
Çfarë kryeministri është një kryeministër që nuk respekton Kushtetutën e vendit të vet?
Largimi i Kurtit nga pushteti po shndërrohet në një mision kombëtar për këdo që e do shtetin e Kosovës. Çdo ditë e më shumë kjo bëhet e qartë për këdo që ka pak mend. Largimi i Kurtit nga pushteti po shndërrohet në një kauzë për Çlirimin e Dytë dhe të vërtetë të Kosovës.