Lajme

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje që të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, do të duhej të arrestohej

06/23/2025 08:41
nga:G B

Ish diplomati Avni Arifi ka publikuar pamje nga blloku i Kosovës A, teksa ka thënë se kushdo që ka dhënë leje që të lëshohet ky bllok pa filtrat e ajrit, do të duhej të arrestohej, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po na jepet helm vetëm që të mos pranohet se KEK ka kolapsuar.

“Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh