Formimi i Qeverisë së Kosovës, është diskutuar sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.
Seanca e Kuvendit për votimin e ekzekutivit, është thirrur të dielen më 26 tetor me fillim nga ora 10:00.
Për këtë, ka folur analisti politik Avni Arifi.
Arifi foli edhe rreth ofertës së Kurtit drejtuar Nismës.
“Ju deshtë me shku në Londër, e me i kallxu Kosovës që ka biseduar me NISMA-n dhe ua kanë ofruar një pazar edhe s’e kanë pranuar. Kanë mundur ta japin 1 milion herë atë informacion, por se ka dhënë”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.


