Lajme

Arifi kritikon Kurtin për mungesën e rrymës: Vetëm tri javë dimër dhe Kosova bie në kolaps total

12/26/2024 09:40
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e energjisë elektrike ditëve të fundit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti ishte me fat pasi dimri ishte i butë për 3 vite, ndërsa këtë vit me dy ditë borë dhe ftohtë, gjysma e Kosovës mbeti pa rrymë.

Ai ka shtuar se mjaftojnë tri javë dimër dhe Kosova bie në kolaps total.

Postimi i tij i plotë:

Ishte me fat Kurti. Tri vitet e kaluara kishim dimra aq të butë, sa gati sikur të mos kishim dimër fare. Sivjet, vetëm dy ditë dimri me borë dhe të ftohtë, e gjysma e Kosovës mbeti pa rrymë. Më vjen keq që po e them këtë por mjafton të kemi tri javë dimri siç din të jenë dimrat dhe siç kanë qenë më parë, dhe e gjithë Kosova bie në kolaps total. Vetëm tri javë, jo më shumë.

Kjo është qeveria “e suksesshme historike” e Kurtit.