Lajme

Arifi: Koha e humbur do t’iu kushtojë qytetarëve, Kurti po të ishte serioz do ta bënte qeverinë me 10 shkurt

05/17/2025 10:51
nga:Sh R

Profesori Dritëro Arifi në “Speciale” në Klan Kosova tha se ambasadori gjerman Jorn Rohde ishte i kujdesshëm në përçimin e mesazhit.

Arifi tha se 9 shkurti është me rëndësi, dhe se reflektimi edhe nëse bëhet sot është vonë.

Sipas tij, qytetarëve do t’iu kushtojë koha e humbur pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti po të ishte serioz do ta bënte qeverinë me 10 shkurt.

“Komenti i tillë është bërë në mënyrë diplomatike sepse ka thënë që duhet të ndryshohet lojtari nëse gjërat nuk shkojnë mirë gjatë lojës. Ka qenë shumë i kujdesshëm vetëm për ta përçuar mesazhin që “lozni më mirë”. Kemi ardhë në ato nivele që tash fillojmë të ankohemi në mënyrë permanente”, tha Arifi në Klankosova.tv.