Lajme

Arifi: Këto janë dy porositë e Kurtit që i dha mbrëmë

01/05/2026 17:28
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi tha se deklartata që Kurti dha mbrëmë ka dy porosi.

Arifi për GazetaBlic tha se njëra porosi është për presidentin, kushdo që është ai dhe tjeta është për opozitën.

“Deklarimet e Kurtit që nëse nuk ka konsesus për presidentit, praktikisht mund të kemi zgjedhje. Me këtë mesazh, Kurti dërgoi dy porosi të rëndësishme, e para emërimin e presidentit e bën vetëm ai, pra kjo vlen edhe për zonjën Osmani, apo për këdo që don të jetë president, duhet të jetë nën komandën e Kurtit 100%”.

“E dyta, është porosi për opozitën që këdo që ia e propozon për president, ju duhet të qëndroni në sallë, përndryshe ne shkojmë në zgjedhje të reja dhe rezultati dihet që do të jetë në favor të Albin Kurtit. Mendoj që Albin Kurti po dëshiron që edhe opozitën ta vendosë nën komandën e tij politike”, tha Arifi.

Matoshi: Kurti do përsëri zgjedhje, ai vlerëson se opozita mund të thyhet plotësisht, duke mësy modelin e partisë-shtet, si Edi Rama në Tiranë