“Ikja nga debati dhe ikja nga përballja me fakte nuk janë veti e fituesit”
Kështu tha për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi, pas bojkotit të tre seancave të jashtëzakonshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Arifi tha se LVV-ja përdor gjithmonë këtë strategji kur janë temat e nxehta.
“Ikja nga debati dhe ikja nga përballja me fakte nuk janë veti e fituesit. VV-ja gjithmonë kur është ngushtë dhe kur janë temat e nxehta përdorë këtë strategji. Ata po kopjojnë praktikat më të këqija demokratike të abuzimit me numra të votës në Kuvend sa herë që u mungojnë argumentet” tha Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Avni Arifi, Analist
Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë kësaj jave mbajti tre seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita.
Këto seanca u mbajtën për të diskutuar në lidhje me audio-inçizimet Kusari-Lila-Radojiçiq, problemin e ushqimit në FSK, mesazhet Mihali-Krasniqi etj.
Por pëveç mos-pjesmarrjes së pozitës, seanca e sotme plenare e thirrur nga PDK-ja, nuk u transmetua as nga transmetuesi publik.
Shefi i Grupit Parlamenar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kishte thirrur seancën tha se do të nisen drejt RTK-së, si shenjë proteste që ky televizion sot nuk e ka transportuar seancën.
“Ne do ta ndërpresim seancën për një arsyeje të vetme që para RTK ta mbajmë një press konferencë dhe t`i adresojmë çështje të cilat në brengosin jashtëzakonisht shumë. Sjella e RTK-së karshi opozitës dhe Kuvendit është e patolerueshme” tha Tahiri në seancë raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


