Lajme

Arifi i quan mashtrime tri zhvillimet e sotme që për protagonist patën VV-në dhe kreun e saj

10/02/2026 22:12
nga:L J

Anëtari i Aleancës, Avni Arifi, i ka quajtur mashtrime tri zhvillimet që ndodhën sot gjatë ditës, e që për protagonistë patën Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se mashtrimi i parë ishte ai për gjoja takimin e Kurtit me presidentin Donald Trump.

“Takimi me Trump. Mashtrim. Nuk ka pas takim Kryeministri me Trump, por një foto. E qysh erdh te fotoja? Vit për vit, në një hotel të New Yorkut, Shtëpia e Bardhë ofron mundësi për krejt krerët e shteteve që marrin pjesë në Asamblenë e OKB-së të bëjnë një foto me Trumpin dhe Zonjën e Parë. Edhe Obama, edhe Bideni i praktikonin këto. Vitin e kaluar, me orë të tëra kanë pritë 144 burra të shteteve për një foto. As nuk kishte takim e as nuk ishte temë NATO”, tha Arifi.