Lajme

Arifi: Historike hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë – Kosova nën sanksione pa shpresë se do të hiqen

10/16/2024 10:34
nga:G B

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, e ka quajtur ngjarje historike për çdo shqiptar hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka devijuar nga miqësia me shtetet mike, duke qenë nën sanksione dhe pa shpresë se mund të largohen ato.

Arifi ka shtuar se me njerëzit që ka Kosova në pushtet dhe me këtë mendësi që kanë ata, Evropa gjithmonë do të jetë e padrejtë ndaj nesh.

Postimi i tij i plotë:

Don me marrë në qafë Edi Rama Shqipërinë. Don me shti në BE pa e pyet hiq. Kishe Europa ua ka inati Shqiptarëve dhe si tigër prej letre qysh e quan Kosova zyrtare nuk na e don të mirën dhe nuk na don afër!! Apo?? Jo pak ma ndryshe po del.

Urime Shqipëri hapja e Kapitullit për Anëtarsim. Ngjarje historike për çdo Shqipëtar.

Paramendojeni Shqipërin po të i fitone zgjadhjet LVV para tri vitesh atje. Këtë padrejtësi sigurt se nuk do ta kish “kërku” Shqipëria. Por Shqiptarët e Shqipërisë si askush në Europë e ka ndi thellë në lëkurë popullizmin dhe izolimin andaj VV smorri as edhe një votë atje. Kurrë më Shqipëria nuk do të lejoj Qeveri që në veprime e qon vendin në izolim sanksione dhe konfrontim me ata që bashkimi me ta është e vetmja rrugë e Shqiptarëve.

Shtëpia pa miq nuk mbahet thoshte dr. Rugova e miq të vetëm të Shqiptarëve në botë janë SHBA, BM dhe vende të BE. Kosova ka devijuar nga ky proces sepse është nën sanksione dhe pa shpresë se ato mund të largohen. E sanksionet nuk do të largohen me klithje dhe piskama se sa e padrejtë është Europa ndaj nesh. Me këta njerëz që ka Kosova në pushtet dhe me kētë mendësi që kanë Europa gjithmonë do të jetë “e pa drejtë” ndaj nesh.