Lajme

Arifi: Gjashtë muaj, extra, mandat koti për Lajçak!

07/26/2024 18:33
nga:Y I

Këshilli i BE-së ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo u bë e ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Pas zgjatjes së mandatit të Lajçak ka folur për “Gazeta Blic” ish-diplomati, Avni Arifi.

Arifi tha se nuk pritet të ketë lëvizje në procesin e dialogut.

Ai tha se Kosova deri në janar është në fazë zgjedhore dhe çdo iniciative të Lajcak, Kurti do ta perdorë për populizem .

“Jo sigurte jo, nuk do të ketë lëvizje në procesin e dialogut. Kosova deri në janar është në fazë zgjedhore dhe çdo iniciative të Lajcak, Kurti do ta perdorë për populizem kurse Serbia do të kerkojë të implementohen vetem obligimet e Kosoves” tha Arifi për “Gazeta Blic”.

Arifi tha se janë edhe “6 muaj extra mandat koti për Lajçak”

“6 muaj extra mandat koti për Lajçak” përfundoi Arifi përgjigjen e tij për “Gazeta Blic”.

Raportet ndërmjet emisarit sllovak dhe kryeministrit Kurti janë shoqëruar me ulje-ngritje gjatë këtyre 3 vite e gjysëm.

Pas takimit që zhvilluan një vit më parë në Bruksel , Kurti dhe Vuçiq, kryeministri i Kosovës pati kritika për Lajçak duke thënë se është ‘pozicionuar kundër Kosovës’

“Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian i cili e ka deformuar procesin duke mos u përqëndruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kritika për punën e Lajçak ka patur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

/Gazeta Blic/

Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi