Ish diplomati Avni Arifi, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar pas tubimit të sotëm të AAK-së që pati në Rahovec, ku Arifi thotë se të gjitha rrugët të dërgojnë tek AAK, dhe i shpreh mirënjohje kryetarit Smajl Latifi.
Arifi tutje thotë se AAK në Rahovec e ‘paska kallë lojen’ ku qyteti është blloku dhe njerëzit kanë mbet jashtë.
Postimi i plotë:
Edhe ne Rahovec AAK e “paska kallë lojen”. Qenka blloku qyteti e paskan mbet njerëzit jashtë. Krejt rruget te AAK. Mirënjohje për Kryetarin Smajl Latifi.