Lajme

Arifi: Deklarata e Hoxhajt është bindje personale, jo qëndrim zyrtar i PDK-së

06/26/2025 11:43
nga:Sh R

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar deklaratën e anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili së fundmi ka thënë se do ta mbështeste një koalicion mes PDK dhe LVV-së, raporton GazetaBlic.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic, tregon se këtë qëndrim e sheh si një shprehje të bindjeve personale të Hoxhajt, pavarësisht pozitës së tij të lartë brenda partisë.

“E shoh fillimisht si shprehje të bindjeve të tij personale pavarësishtë faktit se kemi të bëjmë me njerën nga personalitetet seniore në PDK dhe me rol të rëndësishëm në vendim marrje”, tha ai.

Ai theksoi se mbetet për t’u parë nëse kjo qasje do të ketë përkrahje më të gjerë brenda partisë, apo është vetëm qëndrim individual i Hoxhajt.

Tutje ai thotë se qendrimet zyrtare të PDK janë ato të kryetarit dhe kryesisë së partisë.

“Koha do të tregoj se a është kjo shprehje edhe e njerzve të tjerë në PDK apo vetëm e tij. Pavarsisht nga kjo qëndrimet zyrtare të PDK janë ato të kryetarit dhe kryesisë së PDK-së”, u shpreh ai për GazetaBlic.

Por, një koalicion LVV-PDK e ka kundërshtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, ka thënë Krasniqi.

Befason Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

“Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe”- Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes