Lajme

Arifi: AAK-ja do të ketë rritje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

09/19/2024 21:47
nga:Y I

Opinionisti, Avni Arifi, është shprehur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë rritje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ani pse ka pasur ‘llafe’ se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun, Arifi thotë se ky nuk do të jetë rezultati i saj në këto zgjedhje.

“Të gjithë kanë thënë se Aleanca nuk do ta kalojë pragun në zgjedhje, por Aleanca nuk do ta ketë atë rezultat. Do të ketë besoj rritje. Gjithsesi”, u shpreh Arifi në Rubikon.

“Kosova ka ndërruar nga viti 2021, dhe mund të them se partitë opozitare nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë rezultat më të dobët se në vitin 2021”, tha tutje ai.