Lajme

Arif Ahmetxhekaj takim me banorët e Isniqit: Asnjëherë nuk pushuan duke më përkrahur dhe dhënë mbështetje

01/10/2025 21:10
nga:Y I

Kandidati AAK-së për deputet, Arif Ahmetxhekaj, ka zhvilluar një takim me bashkëfshatarët e tij të fshatit, Isniq.

Ahmetxhekaj tha se të një njëjtit nuk kanë reshtuar asnjëherë duke i ofruar përkrahje dhe mbështetje.

“Sonte pata kënaqësinë të jem bashkë me ata që asnjëherë nuk pushuan duke më përkrahur, duke më dhënë mbështetje dhe duke qenë pranë meje në hapat që kam marrë edhe këtë herë si kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës.Janë këta bashkëfshatarët e mij të fshatit Isniq me të cilët gjithmonë do të jem krenar kudo që unë shkoj. Gjithashtu u konsultuam për organizimin e tubimit që do të mbahet në Prishtinë në sallën “1Tetori” ditën e diel më 12 janar 2025 në ora 13³⁰ ” shkruan Ahmetxhekaj raporton “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se Ahmetxhekaj kandidon në këto zgjedhje me numrin 75.

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë të jem bashkë me ata që asnjëherë nuk pushuan duke më përkrahur, duke më dhënë mbështetje dhe duke qenë pranë meje në hapat që kam marrë edhe këtë herë si kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Janë këta bashkëfshatarët e mij të fshatit Isniq me të cilët gjithmonë do të jem krenar kudo që unë shkoj.

Gjithashtu u konsultuam për organizimin e tubimit që do të mbahet në Prishtinë në sallën “1Tetori” ditën e diel më 12 janar 2025 në ora 13³⁰

#AAK137PërKosovënFitueseArifAhmetxhekaj75