Sporti

Aridon Bllaca, mes rinovimit me Gjilanin dhe ofertave nga klubet e tjera

01/09/2024 09:37
nga:Mergim Rreci

Aridon Bllaca është emri që ka spikatur me paraqitjet e tij këtë edicion në portën e Gjilanit.

Bllaca fitoi mundësinë e debutimit me fanellën e skuadrës së Gjilanit pas lëndimit të portierit, Betim Halimi, duke treguar vlerat e tij.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ka disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij, por nuk është i largët edhe një rinovim i mundshëm me skuadrën e Gjilanit.

Drejtuesit e klubit kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij dhe se nuk duan që ai të largohet nga skuadra.

22 vjeçari ka kontratë edhe një vit me Gjilanit dhe e ardhmja e tij pritet të zbulohet shpejt, kurse e ka mbajtur portën e paprekur në 4 nga 9 ndeshje sa ka luajtur.

/GazetaBlic Sport/