Sporti

Aridon Bllaca largohet nga Gjilani

12/24/2025 17:45
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka shkuar në pushim vjetor që pas fitores 3:2 ndaj Prishtinës së Re në vikend.

Tashmë “Skifterat” kanë filluar të mendojnë për merkaton e dimrit si dhe për fazën përgatitore të janarit.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, portieri i talentuar, Aridon Bllaca është larguar nga ekipi i Gjilanit.

Largimi i Bllacës nga Gjilani ka ndodhur pas ndeshjes së fundit të sezonit vjeshtor, teksa zyrtarizimi i këtij lajmi është veç çështje kohe.

Kujtojmë se portieri i parë tek Gjilani këtë sezon ishte Vokli Laroshi,

/GazetaBlic Sport