Avokati i njohur Arianit Koci përmes një shkrimi në facebook ka thënë se është kundër Asociacionit në këtë mënyrë se si po paraqitet.
Koci thekson se Kosova me Asociacionin e komunave serbe do të ishte edhe më jofunksionale se Bosnja.
Ai tutje terheq një paralele ku thekson se Serbia e ka pranuar Bosnjen dhe kjo e fundit ka probleme imagjino çfarë do të ndodhte në Kosovë nëse krijohej Zajednica pa na pranuar Serbia.
Tutje Koci paraqet si opsion edhe ripërcaktimin e kufijve, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
1.
Kam qenë kundër Gjykatës Speciale në formën që na është servuar, po del kam pasur të drejtë.
Tani po na detyrojnë t’a pranojmë “Zajednicën”.
Edhe pa të, po e shihni çfarë fuqie destruktive e kanë serbet: sa herë po donë po e bllokojnë veriun.
2.
Jam kundër “Zajednicës” në këtë formë.
Kosova me “Asociacion”, ka me qenë edhe më jofunksionale se Bosnja.
Serbia e ka pranuar Bosnjën dhe sa probleme ka kjo e fundit.
Paramendoni tash çka ndodhë nëse krijohet “Zajendica” pa na pranuar Serbia.
3.
Nëse nuk kemi rrugëdalje, si opsion mund të jetë është ripërcaktimi i kufinjëve.
T’a zgjedhim problemin me serbët njëherë e përgjithmonë.
OKB, njohja nga pesë shtetët e BE-së dhe Serbia, e t’a vazhdojmë jetën normalisht.
Përndryshe, do të kemi probleme jo vetëm me veriun, por edhe me pjesët tjera të Kosovës, kudo që ka komuna me shumicë serbe.
4.
Nuk është e rëndësishme se çka une mendoj. Nuk kam pasur dhe as nuk kam asnjë post publik apo qeveritar.
Por, cilido udhëheqës që e nënshkruan “Zajednicën”, apo me politika të gabuara ka dhënë kontribut në krijimin e kësaj situate, ka përgjegjësi historike.
Postet e larta qeveritare janë së pari përgjegjësi.
E shumica i kanë kuptuar vetëm si privilegj.
Thjesht, na kanë marë në qafë.


