Showtime

Ariana Lirey flet për lidhjen me Don Xhonin: Nuk flasim më, ndihem mirë vetëm

09/06/2023 23:23
nga:G C

Lidhja e reperit Don Xhonit dhe modeles ruse Ariana Lireyn ka qenë shumë e komentuar gjatë muajve të fundit.

Kjo pasi dyshja bënë bujë të madhe fillimisht me njoftimin për romancë e më pas për deklaratat pas ndarjes.

Megjithatë, ata u rikthyen sërish këtë vit, pasi modelja ruse u shfaq në klipin e reperit shqiptar “Ike”.

Lirey u pyet sërish nga fansat përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram nëse është ende me Xhonatanin.

“A je akoma me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

“Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, u shpreh ajo.