Lajme

Arian Tahiri viziton pensionistët, premton ta ndërtojë një shtëpi të denjë për të moshuarit në Mitrovicë

10/01/2025 14:33
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve – 1 Tetori, ka vizituar shtëpinë e pensionistëve në Mitrovicë, ku ka luajt edhe shah aty.

Tahiri ka premtuar ta ndërtojë një shtëpi të denjë për të moshuarit në Mitrovicë, siç ka thënë ai, me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet.

“Bisedova me pensionistët në Mitrovicë për nevojat e tyre të përditshme, nga kujdesi shëndetësor deri te mungesa e aktiviteteve sociale. Pimë çaj, qeshëm dhe luajtëm një lojë shahu që do ta mbaj mend gjatë. Mitrovica nuk ndërtohet vetëm me projekte, por edhe me ndjeshmëri, përkujdesje dhe respekt për çdo brez. Qyteti ynë do të ketë një shtëpi të denjë për të moshuarit, me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë.

#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, 1 tetori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1990 dhe ka për qëllim të nderojë kontributin e të moshuarve në çdo shoqëri.