Lajme

Arian Tahiri viziton në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë

03/16/2026 16:55
nga:Genita C

Arian Tahiri ka bërë të ditur se ka vizituar në paraburgimin në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, duke e cilësuar takimin si një moment të rëndë dhe plot emocione, raporton GazetaBlic.

Ai tha se, pavarësisht rrethanave, qëndrimi dhe dinjiteti i tyre mbeten të pathyeshme.

Tahiri kujtoi me respekt edhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke theksuar se Kosova nuk do ta harrojë sakrificën e tyre dhe se e vërteta do të dalë në dritë.

Postimi i plotë;

Hyrja sot në ambientet e paraburgimit në Hagë ishte një moment i rëndë dhe plot emocione. Çdo hap drejt atij takimi të kujton sakrificën dhe historinë që këta burra mbartin.

Pata nderin të takoj Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, dy figura që në momentet më të vështira qëndruan në ballë të rrugëtimit tonë për liri. T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt.
Megjithatë, edhe në këto rrethana, qëndrimi, dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm. Historia e Kosovës është e lidhur ngushtë me sakrificën e tyre dhe të shumë të tjerëve.
Me respekt të veçantë kujtoj edhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po ashtu po përballen me këtë padrejtësi larg familjeve dhe atdheut.
Kosova nuk harron.

E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë.