Lajme

Arian Tahiri viziton Kryqin e Kuq në Mitrovicë: Premton nismën “Mitrovica Solidare”

10/08/2025 14:43
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, realizoi një vizitë në Kryqin e Kuq, të cilën e cilësoi si “të veçantë dhe domethënëse”, raporton GazetaBlic.

Ai premtoi krijimin e fondit “Mitrovica Solidare”, që do të mbështesë rastet sociale dhe emergjencat përmes kontributeve nga komuna, bizneset, diaspora dhe qytetarët.

“Mitrovica është familja jonë e madhe,” shkroi Tahiri.